Rooney: Mendoj se ende kam fuqi për vitet që vijnë

Kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney i cili nga muaji shkurt është jashtë fushës për shkak të një lëndimi në gju thotë se ende “ka shumë për t’i ofruar klubit dhe vendit të tij”.

Siç shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”, kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney së shpejti do të jetë në gjendje të bashkohet me bashkëlojtarët e tij në fushë pas gati dy muaj të shërimit.

“Mendoj se unë ende kam fuqi për vitet që vijnë”, tha Rooney për revistën futbollistike PFA’s 4 Player, në një intervistë të publikuar sot.

Ai shtoi se do “të vazhdojë të përpiqet të jetë i suksesshëm dhe për të arritur qëllimet e dëshiruara”.

“Në dy vitet e fundit forma ime në Angli është me të vërtetë e mirë, kam shënuar shumë gola”, kujton sulmuesi i Manchester Unitedit, duke shtuar se po përgatitet që në verë të kthehet në fushë.

Wayne Rooney deri më tani ka luajtur 109 ndeshje në fanellën e kombëtares angleze dhe ka shënuar 51 gola.

Që nga lëndimi i tij në ndeshjen kundër Sunderland-it disa herë është spekuluar se nuk do të luajë në Euro 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button