Ademi: Ajrin e ndotin amvisëritë dhe automjetet

Ndotja e ajrit vjen nga komunikacioni, amvisëritë dhe ndërtimtarit e jo nga kapacitetet industriale, vlerësoi ministri i ekologjisë Abdylaqim Ademi, në punëtorinë dy ditore kushtuar kualitetit të ajrit.

‘’Ndotësit më të mëdhenj në të cilët dyshojmë se e dëmtojnë kualitetin e ambientit të jetesës si ‘Hekuranat’ dhe kapacitetet tjera për rreth nuk punojnë prej 28 nëntorit. Kapacitetet e mëdha në këtë rajon i plotësojnë standardet ekologjike. Qendra klinike ngrohet me gaz, si dhe disa kapacitete tjera që deri tash kanë shfrytëzuar mazut ndërsa tani ngrohen me gaz’ tha Ademi.

Ademi po ashtu tha se ndotja vjen nga kapacitetet më të vogla që janë nën kompetenca të komunave dhe qytetit të Shkupit.

‘Apelojmë komunat të jenë të kyçura dhe të përgatisin plane për të menaxhuar me situata të tilla sepse janë të obliguar me ligj’ tha Ademi.

Ministri gjithashtu vlerësoi se nevojitet vetdijësimi i qytetarëve të përdorin lëndë djegëse kualitative dhe të mos i shfrytëzojnë automjetet pa nevojë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button