Lëvizja Zëri: Nuk kemi mbështetur ”Këshillin Opozitar” në Strugë

Lëvizja qytetare ”Zëri” me një përgënjeshtrim të dërguar mediave thotë se nuk kanë marrë pjesë në debatin e hapur të ”Këshillit Opozitar” në Strugë, njofton Telegrafi.

Më poshtë lexoni reagimin e të plotë e Lëvizjes qytetare “Zëri”

“Përmes disa portaleve dhe mediave të caktuara, kemi mësuar se Lëvizja që ne themeluam dhe jemi anëtarë, paska marrë pjesë dhe ka mbështetur iniciativën e një subjekti të caktuar politik, të emëruar “Këshilli Opozitar”, në takimin që këtë të fundit kanë realizuar në qytetin e Strugës ditën e Shtunë (2 Prill 2016). E ndjejmë për obligim të informojmë opinionin dhe antarsinë e gjërë, se ky informacion nuk është i vërtetë dhe e demantojmë kategorikisht çdo aktivitet në favor të ndonjë subjekti të caktuar politik, apo individi.

Pjesmarrja e ndonjë anëtari të Lëvizjes “Zëri” në këtë organizim mund të ketë qenë preferencë, individuale, familjare apo e ngjajshme, por aspak nuk përshkon me programin dhe ideologjinë e lëvizjes tonë. Ne si drejtues dhe anëtarë të kësaj organizate në asnjë moment nuk jemi konsultuar apo diskutuar për të mbështetur ndonjë subjekt të caktuar politik, prandaj informacionet e këtilla i cilësojmë si të pavërteta.

Lëvizja Qytetare ZËRI është organizatë jo qeveritare dhe jo partiakee cila vepron për mbrojtjen e interesit publik dhe kombëtar të shqiptarëve”.(sic) thuhet në reagimin e Lëvizjes Qytetare Zëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button