Participimi i pacientëve përfundonte në bastore

TV Stra ka publikuar skandal në Shtëpinë e shëndetit në Dellçevë. Participimi i pacientëve sipas informacioneve të tyre ka përfunduar në bastore sportive, transmeton Portalb.

Prapa keqpërdorimit qëndron një i punësuar në këtë shtëpi shëndetësore, i cili participimin e pacientëve në vend se në bankë i ka vënë bast në bastore.

Sipas medias për dy muaj personi ka dëmtuar Shtëpinë e shëndetit për 7 mijë euro, por që shuma mund tyë jetë edhe më e madhe.

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Tonkica Petrovska nuk ka dashur ta komentojë ngjarjen, sepse hetimi ende po vazhdon dhe se me rastin po merret policia./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button