Në formë si Gigi Hadid? Ja sekretet e dietës së saj

Nëse e ndjek botën e modës, do ta dish patjetër kush është Gigi Hadid. E bija e yllit Yolanda Foster është bërë një supermodele e pasarelave. Por sa herë që të gjithë e shohin Gigi-n me bikini në pasarela dhe mendojnë për trendet e verës, një pjesë janë fokusuar te trupi i saj: si ia bën që është aq në formë?

Një kombinim me ushqimin dhe sportin e ka bërë modelen edhe më të ndjekurën në Instagram sa i përket mënyrës së jetesës.

Zbulo më shumë për sekretet e saj:

Ushqimi i shëndetshëm

Meqë po ndjek shkollën në NYC, 20-vjeçarja është përshtatur me një kuzhinë të re. “New York-u të jep shumë mundësi për të qenë i shëndetshëm. Unë kam një shtrydhëse frutash dhe i përgatis vetë lëngjet dhe ushqimet, por hamburgerët dhe të skuqurat janë dobësia ime”, – tregon Gigi. Dashurinë për hamburgerët e ka treguar më parë edhe një mik i saj i fëmijërisë, ndërsa ka deklaruar se modelja merr një super hamburger me djathë çdo ditë.

Një dietë të balancuar

“Gjëja kryesore është ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet”, – ka thënë modelja kur është pyetur për regjimin e saj të fitnesit dhe dietën: “Kam qenë volejbolliste për 12 vjet, kalëroj në kohën e lirë dhe… bëj boks çdo ditë. . . . Pooo, gjëja më e mirë që duhet bërë mendoj është të hash gjëra të shëndetshme dhe sa më shumë sport për të qëndruar gjithmonë fit.

Volejboll apo sporte të tjera në grup

Është edhe kjo një mënyrë mjaft e mirë jo vetëm për të pasur trupin në formë e për të djegur kaloritë, por edhe për të larguar streset nga e përditshmja dhe rreziqet e shëndetit.

Provo gjëra të reja

“Boksi është një sport që më pëlqen, sepse është i ri për mua dhe është diçka që mund ta bëj mjaft mirë”,– tregon Gigi për Vogue, ndërsa ka folur për disa nga sportet e saj të preferuara, filmat dhe hobet e ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button