Gruevski: BDI-ja nuk ka dalë nga qeveria, heshtje në BDI

Akoma nuk ka një përgjigje konkrete për hapat e mëtutjeshëm të BDI-së. Të paktën kështu konfirmuan sot nga kjo parti. Por ish-kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DMNE-së, Nikolla Gruevski ka shuar kureshtjen e opinionit, duke qartësuar se BDI nuk ka dalë nga qeveria. Ai e konsideron krejtësisht normale opsionin e BDI-së për të bërë zëvendësim të ministrave të vjetër me ministra të rinj, njofton Alsat M.

“Nuk është e saktë se kemi mbetur vetëm ne dhe LSDM-ja në qeveri. Nga ajo që shoh unë, BDI nuk e ka lëshuar qeverinë por se do të bëjë zëvendësimin e kuadrove të saj. Çdo parti politike ka të drejtë të realizojë zëvendësime të kuadrove të saja në qeveri, të ofrojë kuadro të reja, kuptohet ato duhet të përmbushin disa parakushte të caktuara për kualitetin por kanë të drejtë për ndërrime të kuadrove të tyre”, deklaroi Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button