Siri: Në Palmira është gjetur varrezë masive

Trupat siriane kanë gjetur një varr masiv me rreth 40 kufoma të varrosura në qytetin antik të Palmiras, pas rimarrjes të qytetit nga Shteti Islamik, ka raportuar agjencia e lajmeve Sana.

Varri masiv, ku kishte trupa burrash, grash e fëmijësh, është gjetur në veri-lindje të qytetit.

Sipas burimeve të AFP-së, disa prej viktimave u është hequr koka, ndërsa të tjerët janë vrarë.

Në mesin e të vrarëve, sipas këtyre burimeve, kishte të zyrtarë, ushtarë, anëtarë të regjimi pro-militant dhe të afërm të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button