Maqedoni: Nga ndeshja e trenave – dy të lënduar
Policia në Maqedoni thotë se në qytetin në pjesën qendrore të këtij vendi, Veles, janë ndeshur një tren i udhëtarëve dhe një transportues, me ç’rast së paku dy njerëz janë plagosur.
Zëdhënësja e policisë në Veles, Anita Stojkovska, tha se trenat ishin ndeshur mbrëmë afërt Velesit, 56 kilometra në jug të kryeqytetit Shkupi.
Ajo tha se “prokurori dhe ekipi i hetuesve janë në vendin e ngjarjes”.
Trafiku i trenave nga Shkupi në qytetin jugor Gjevgjeli, në kufirin me Greqinë, është pezulluar, raporton AP.
Të dy personat e lënduar janë dërguar në një spital në Shkup.