Thaçi: Demonstratat e vitit 1981 bazë e fuqishme për pavarësi të Kosovës

Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi ka rikujtuar demonstratat e viti 1981, duke thënë se ato kanë treguar vendosmërinë e të rinjve të Kosovës.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se demonstratat e vitit 1981 janë ngjarje historike dhe bazë e fuqishme e lëvizjes për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Lexojeni të plotë postimin e Hashim Thaçit në Facebook:

“Demonstratat dhe protestat e fuqishme të pranverës 1981 kulmuan në datat 1 dhe 2 prill të atij viti, duke treguar vendosmërinë e të rinjve të Kosovës, studentëve, punëtorëve dhe inteligjencies së re për pëparimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve nën ish Jugosllavi.

Para 35 viteve, në qendër të Prishtinës, ranë heroikisht, në ballë të demonstratave të 2 prillit maturantët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva.

Demonstratat e vitit 1981 janë ngjarje historike dhe bazë e fuqishme e lëvizjes për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Lavdi të gjithë të rënëve në demonstratat e vitit 1981! HTH”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button