“Të Bashkuar për Maqedoninë”, në protestë për lirimin e Boshkoskit

Partia “Të Bashkuar për Maqedoninë”, sot ka protestuar përpara ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Lube Boshkoskit, njofton Portalb.

“Stop për torturën, liri për Lube Boshkoskin, menjëherë”, thonë organizatorët.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, anëtarëve të partive politike dhe aktivistëve që t’i bashkëngjiten protestës së “Të Bashkuarve për Maqedoninë”.

Nga partia në fjalë gjithashtu kanë bërë thirrje deri te drejtori Zhivko Pejkovski që të mos bëhet pjesëmarrës siç thonë ata, në torturën ndaj Lube Boshkovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button