Nga një bareshë në Marok në Ministre e Arsimit në Francë 

Najat Belkacem është myslimanja e parë dhe personi më i ri, që në moshë 36 vjeçare u bë ministre e Arsimit në shtetin francez.

Ka disa ditë që nëpër rrjete sociale, kjo grua po merret shembull për të mirë dhe njëkohësisht po quhet edhe ‘Fytyra më e re e Francës’, transmeton lajmi.net.

Madje disa duke akuzuar biznesmenin Donald Trump për deklarimin e tij që të ndalohet hyrja e myslimanëve në SHBA, thonë se marokenia Najat në heshtje ua kujton se emigrantët janë një pasuri – dhe që, duhet besuar në fëmijët e tyre e duke investuar tek ata me tipare të karakterit të drejtë dhe me edukimin e duhur.

“Mënyra më e mirë për t’ua mbyllur gojën urryesve është që të jesh ti ndryshimi”, ishin këto fjalët që përdoruesit e rrjeteve sociale, po ia atribuojnë marokenes e cila është shndërruar në shpresën e shumë emigrantëve./Lajmi.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button