Belgjikë, pr.ligji i ri: Dëbim emigrantëve që nuk integrohen

E drejta për të qëndruar në Belgjikë për emigrantët jo europianë nga sot e tutje do të varet nga firmosja e një deklarate pranimi të vlerave thelbësore të vendit, nga liria e shprehjes dhe respekti për gruan e deri tek lufta kundër terrorizmit. Ndryshe, të gjithë i pret riatdhesimi, njofton TCH.

Është kjo një masë “identiteti” e vendosur nga qeveria belge e djathtë, pas sulmeve terroriste të javës së kaluar dhe e nxitur nga sekretari për Emigracionin, Theo Francken nga partia e nacionalistëve, N-Va.

Tensionet në Bruksel mbeten ende të larta dhe pas trazirave të shkaktuara nga huliganët, qyteti ka vendosur të ndalojë manifestimin e së shtunës të lëvizjes anti-Islam, Gjenerata e Identitetit.

I aprovuar me “shpejtësinë e dritës” pak më shumë se një javë nga sulmet terroriste në aeroport dhe metro, projektligji, që duhet të marrë më parë dritën jeshile nga Parlamenti federal, parashikon që:

Çdo i ardhur në Belgjikë nga jashtë BE-së duhet të tregojë synimin për t’u stabilizuar, brenda 30 ditëve të firmosë kontratën me shtetin për respektimin e vlerave dhe rregullave dhe të angazhohet për të mësuar një nga tre gjuhët e vendit, të gjejë një punë dhe të paguajë taksat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button