Të ekspozosh “zogun” tashmë është modë edhe për Gentën

Virusi i famës së “zogut” të Tunës duket se ka filluar të kapë edhe këngëtaret e tjera të njohura, të cilat kërkojnë të tërheqin vëmendjen në koncerte në këtë mënyrë. Kësaj here është Genta Ismajli, artistja që ka provokuar fansat nga skena ku jepte koncert me ekspozimin e “zogut” të saj.

E veshur me të zeza, Genta gjatë kërcimit, që dihet që e ka pasion dhe e bën mirë në skenë, ka ekspozuar të brendshmet, një mënyrë kjo për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e publikut në sallë. Këtë vjeshtë Genta ndodhej në Amerikë, jo vetëm për të pushuar, por edhe për të rregulluar marrëdhëniet me të atin, të cilat thuhet se nuk i ka pasur të mira kohët e fundit.

Falë imazhit seksi që lançoi te publiku, ajo fitoi simpatinë e gjinisë së fortë, saqë u bë femra më e dëshiruar e skenës dhe në gjitha sondazhet kryesonte. Ka disa vite që ajo është beqare dhe që atëherë nuk ka deklaruar asnjë lidhje dashurie, edhe pse është përfolur për disa romanca. Këtë fundvit ajo mbush një dekadë në skenën shqiptare, ndërsa pas vetes ka shumë performance, videoklipe, çmime festivalesh, llogari të mbushur nga koncertet e shumta, por edhe shumë këngë të kopjuara nga të huajt!

Për këtë dekadë në muzikë, këngëtarja e njohur Genta Ismajli mbi jetën dhe karrierën e saj ka përgatitur një dokumentar, një libër dhe një tour me koncerte në shumë vende shqiptare për të vërtetuar se ajo me të vërtetë është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, ndërsa si dhuratë për fansat e saj ajo lançon të motrën Manin si aktore. Fotosesioni i realizuar nga Fadil Berisha kohë më parë ishte paralajmërim se Mani përgatitet të pushtojë skenën, por nuk kishim dijeni nëse do vinte si modele apo si këngëtare.(Panorama)

Lajme të ngjashme

Back to top button