Japonia do të hapë ambasadë në Maqedoni

Në janar të vitit 2017 do të hapet Ambasada e Japonisë në Republikën e Maqedonisë me seli në Shkup. Kjo u paralajmërua në takimin e djeshëm të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Poposki me ambasadorin e Japonisë për Republikën e Maqedonisë me seli në Vjenë, Makoto Taketoshi.

Siç njoftoi MPJ, gjatë dorëzimit të letrës në të cilën paralajmërohet hapja zyrtare e ambasadës japoneze në Shkup, ministri Poposki ka shprehur falënderim për vendimin e Qeverisë të Japonisë që e miratoi pikërisht Republika e Maqedonisë si lokacion për zgjerimin e rrjetit diplomatik japonez.

Krahas takimit me Poposkin, ambasadori japonez Taketoshi mbajti edhe ligjëratë para diplomatëve të Maqedonisë në suaza të Akademisë diplomatike në temën “Era e re në marrëdhëniet Maqedoni-Japoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button