Hillary Clinton humb durimin me një aktiviste të ndryshimeve klimatike (Video)

Hillary Clinton mund të jetë e buzëqeshur kur është në skenë, por kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike, kandidatja demokrate për president herë pas here humb durimin e saj.

Kur është përballur me një aktiviste të ndryshimeve klimatike pas një tubimi në Nju Jork, Clinton është pyetur nëse do të pranojë para nga kompanitë e karburanteve fosile, transmeton Telegrafi.

Ajo është përgjigjur me nervozizëm duke i thënë, “nuk kam atë lloj të parave nga njerëzit që punojnë për kompanitë e karburanteve fosile”.

Por kur aktivistja vazhdoj ta pyes tutje lidhur me këtë çështje, Hillary ia drejtoj kësaj femre gishtin duke i thënë, “Jam lodhur. Jam lodhur nga fushata e Sanders duke gënjyer për mua”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button