Maqedoni, ulen çmimet e 165 ilaçeve, qytetarët nuk e ndjejnë dallimin!

Në shumë barnatore në Shkup hyri në fuqi masa e re e uljes së çmimeve të 165 barnave. Por qytetarët ende përballen me çmime të larta të barnave, të cilët nuk munden ti përballojnë. Ata ankohen se uljet e fundit të çmimeve të barnave fare nuk i vërejnë, njofton TV21.

“Çfarë ulje çmimesh, ja disa herë vijë por nuk ka ulje. Nuk ka, dhe unë që i marr ato barna kinse paska rënë sistemi që tregon se cilat çmime i kanë të ulura . Nuk e di a janë ulur apo jo nuk më tregojnë. Unë përdor hapa të yndyrës dhe shtypjes së lartë dhe kushtojnë rreth 400 denarë”.

“Jo nuk ishin ulur dhe tani isha me i ble ilaçe, dhe ishin të njëjta”.

Nga Agjencia për barna thonë se janë ulur çmimet për gjithsej 165 barna. Përqindja e uljes tek ato barna është e ndryshme. Nga disa prej barnave ka ulje të çmimeve deri në 50 për qind. Ulja më e theksuar e çmimeve është edhe për ilaçet për pacientët me shtypje të lartë të gjakut që i marrin në barnatore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button