Davutoglu: Kurdët i kemi vëllezër, terrorizmi nuk do të na frikësojë

Nuk jemi frikësuar dhe nuk frikësohemi. Këtu kemi qenë, këtu jemi dhe këtu do të jemi përgjithmonë, ishte kjo porosia e kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoğlu, në fjalën e mbajtur para banorëve të qytetit Diyarbakir në juglindje të vendit, ku të enjten gjatë një sulmi terrorist u vranë shtatë policë.

Një numër i madh i qytetarëve të Diyarbakirit, shumica nga ta kurdë kanë pritur Kryeministrin Davutoğlu me entuziazëm, ndërkohë që kryeministri foli kryesisht për sulmin e djeshëm terrorist, raporton Anadolu Agency.

Kryeministri i Turqisë i lindur në Konya, shtoi më tej: “Ju na njihni mirë, edhe ne ju njohim mirë. Zotin e kemi dëshmitarë se Konya do të jetë një qytet i sigurt njëjtë sikur do të jetë edhe Diyarbakiri. Aq sa është Konya qytet i qetë po aq do të jetë i qetë edhe Diyarbakir. Aq sa Konya është shtëpia ime po aq do të jetë edhe Diyarbakiri.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button