Bëjeni për vete që në takimin e parë

Është e thjeshtë që të lini përshtypje të mirë në takimin e parë, por ta bëni për vete jo edhe aq! Kjo nuk do të thotë që një gjë e tillë është edhe e pamundur. Më poshtë po ju prezentojmë disa mënyra se si ta arrini këtë.

1.Mbajeni bisedën gjallë Sipas ekspertit të takimeve Julian Reisinger, një ndër sekretet që personi i gjinisë së kundër t’ju mbajë mend është që ta mbani vazhdimisht bisedën gjallë. Mos e lejoni frikën t’ju pushtojë dhe mos t’ju ndalojë të ndani eksperiencat dhe mendimet tuaja, ose thjesht të bëni pyetje.

2.Jini e hapur dhe e sinqertë Shumica e njerëzve përpiqen të mos shkojnë kundër rrymës në takimin e parë, pasiqë qëllimi është që t’i pëlqejnë personit përballë tyre. Mirëpo, nëse mbani qëndrimin tuaj për diçka edhe pse ai bie në kundërshtim, ju bën të paharrueshme. Reisinger thotë se njerëzit pëlqejnë ekstremet, por jo mediokritetin, kështu qe më mirë të mos ofendoni askënd.

3.Përpiquni të jeni jo e zakonshme Përpiquni të thyeni disa norma kulturore në më mënyrën pozitive të mundshme. Reisinger sugjeron një përgjigje sa më të bukur dhe me humor edhe për pyetjet më të thjeshta, si përshembull ajo “Si jeni?”.

4.Përdorni gjuhën e trupit Gjuha e trupit jo vetëm që ju bën të ndjeheni mirë, por ju bën edhe person të paharrueshëm. Për këtë, ekspertët sugjerojnë një shtrëngim duarsh të fortë, mbajtje kontakti me sy dhe të qëndruarit drejt.

5.Dëgjoni me vëmendje personin tjetër Kur dëgjoni personin tjetër përpiquni të jeni sa më e vëmendshme dhe e angazhuar. Sipas Becky Blanton, njerëzit më popullor dhe të paharrueshëm janë ata që ju kushtojnë vëmendje të plotë. Kjo gjë e bën personin afër jush të ndjehet i rëndësishëm dhe t’ju mbajë mend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button