Vdes ish-ministri i jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher

Ish-ministri i jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher, ka vdekur në moshën 89, ka njoftuar zyra e tij.

Ai vdiq mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e tij në qytetin e Wachtberg-Pech, afër Bonit, thuhet në një deklaratë.

Genscher shërbeu si ministër i jashtëm federal dhe zëvendës kancelar nga viti 1974 deri në ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990 duke vazhduar me këtë rol deri ën vitin 1992.

I lindur në qytetin lindor gjerman Halle, Genscher ishte njwri prej politikanëve më të njohur gjermanë.
Ai ishte i angazhuar edhe rreth zhvillimeve në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button