Mustafa: Fabrika e barnave në Kosovë si në Evropë

Kryeministri Isa Mustafa së bashku me ministrat e kabinetit të tij, Imer Rrahmanin, Avdullah Hotin e Hykmete Bajramin në vazhdën e vizitave që po u bënë bizneseve në vend, të premtën ka vizituar fabrikën që merret me prodhimin e barnave “Trepharm”.

Nga ajo që pa në këtë fabrikë, kreu i ekzekutivit kosovar tha se e ka parë Evropën në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Sipas tij kjo fabrikë i plotëson të gjithë standardet të cilat i kërkon Bashkimi Evropian.

Ndërkaq pronari i kësaj fabrike, Bedi Prishtina, e ka felenderuar kryeministrin për reformat që qeveria i ka bërë në Kosovë. Sipas tij, reforma që u bë me TVSH-në ia kanë lehtësuar punën biznesit të tij.

Pas përfundimit të vizitës tek kjo fabrikë Mustafa ka vazhduar për në Drenas te Parku i Biznesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button