Paniku në kulminacion: radhiten publikimet propaganduese

[Recension: Paniku në LSDM në kulminacion: Urdhërohet teatër i ri politik i Katica Janevës]

Теksti është spekulim klasik. Motivi kryesor është të degradohen dhe të sulmohen lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva. E gjithë kjo bëhet pa argumente dhe pa fakte, me teza të paverifikuara, për të cilat nuk mund të thuhet me siguri se janë të vërteta.

panika sdsmLinku deri te artikulli origjinal: Paniku në LSDM në kulminacion: Urdhërohet teatër i ri politik i Katica Janevës

Data dhe koha e publikimit: 30.03.2016, 08:08

Data e recensionit: 31.03.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

ANKETA VIRTUALE DHE DËSHPËRIME

Zoran Zaevi i ka pranuar anketat e reja të cilat kanë treguar se ka rritje të dallimit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Sipas burimeve diplomatike që kanë qenë në kontakt me anëtarët e partisë, rezultati negativ në të cilin gjendet LSDM-ja është rritur dramatikisht në të gjitha njësitë zgjedhore që ka rezultuar me dëshpërim të madh në parti dhe zemërim te Zoran Zaevi, i cili e ka përdorur gjithë artilerinë që e ka pasur në dispozicion.

Artikulli fillon me spekulim. Thotë se ka pasur do anketa, për të cilat e ka ditur Zaevi, mirëpo nuk ofron fakte që të mund e gjithë kjo të duket e besueshme. Për shembull, tektsi nuk jep informatë se të kujt janë ato anketa, kush i ka bërë, kush i ka porositur?

Mirëpo, si mund të besojmë në këtë nëse nuk i dijmë numrat? Vetëm thuhet se te Zaevi kanë shkaktuar dëshpërim?! A mundet lideri i LSDM-së të jetë i dëshpëruar nga fakti se ka përparësi të vogël ndaj partisë në pushtet. A ekziston kjo mundësi? Gjithsesi se ekziston, mirëpo teksti nuk ofron të dhëna të mjaftueshme që ta marrim seriozisht atë që e pohon teksti.

KUSH THOTË FIASKO?

Pastaj teksti analizon dy fiasko të Zaevit dhe të Janevës, poashtu, pa argumentim të mjaftueshëm.

Dy gjërat që i kanë “mbytur” krejtësisht kanë qenë fiaskoha me paraqitjen katastrofale të Katica Janevës në lidhje me mbrojtjen e Boshkovskit dhe prishja e gjithë famës rreth fantomëve të trilluar që u krijua në periudhën e fundit.

Artikulli e analizon në mënyrë komentuese konferencën për shtyp të Janevës, që i kushtohet hapjes së hetimit për rastin “Tortura” për veprimin çnjerëzor të nëpunësve policorë gjatë arrestimit të liderit të “Të bashkuarve për Maqedoninë”, Ljube Boshkoski. Pa argumente konstatohet se paraqitja ka qenë katastrofale, e për ta mbështetur këtë tezë nuk ka asnjë mendim nga ndonjë ekspert. Në atë rast, së paku do të mund të thuhej se teksti ka qenë edhe përmbajtësor.

SPEKULIME DHE PROPAGANDË

Çështja e dytë me votuesit fantomë dhe tezën se LSDM-ja i trillon ato, me ditë është duke u rrotulluar në mediet që e mbështesin politikën e qeverisë. Me këtë rast, gjithmonë harrohet të jepet ndonjë deklaratë (e të tilla ka për çdo ditë) nga funksionarët opozitatë, të cilët haptazi dyshojnë se pastrimi i listës zgjedhore do të jetë real.

Теksti deri në fund merret me spekulimet për lidhjen e pretenduar të Zavit me Janevën, mirëpo përsëri nuk ofron fakte për këtë. Atë që do ta bënte çdo produkt profesional është të ketë deklaratë nga të dy personat e përmendur në artikull, mirëpo kjo nuk është bërë.

Për shkak të gjithë kësaj mund të përfundohet se artikulli nuk i respekton standardet e gazetarisë profesionale. Publikimet e këtilla shërbejnë vetëm për propagandën e dikujt, e jo edhe për informim të vërtetë dhe në kohë të publikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button