Jasir Asani tani shqiptar edhe me pasaportë

Jasir Asani dhe Eros Grezda kanë gati dokumentet e tyre të identifikimit. Të dy futbollistët kanë pasaportat shqiptare të gatshme dhe nga ky moment, ata janë të gatshëm për të luajtur me Kombëtaret kuqezi, shkruan Panorama Sport.

Grezda ka qenë pjesë e listës së lojtarëve për dy ndeshjet e fundit të U- 21, mirëpo për mungesë të pasaportës nuk mund të luante. Sulmuesi shkupjan Asani është bashkuar me shpresat gjatë turneut në Turqi, ku edhe ka realizuar një gol. Jasir Asani në të kaluarën ka luajtur për përfaqësuesen e shpresave të Maqedonisë. Ai është 20-vjeç dhe aktualisht luan për Vardarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button