Kosova nën hijen e fushatës në Serbi

Çështja e Kosovës nuk ka rëndësi të madhe në fushatën zgjedhore në Serbi.

Ekspertët politik vlerësojnë se Kosovën e kanë lënë nën hije çështje të tjera, veçanërisht procesi i integrimive evropiane dhe premtimet për një “jetë më të mirë” të qytetarëve.

Nikola Burazer, drejtor i Qendrës për politikë bashkëkohore, ka thënë për të përditshmen serbe “Danas”se po vërehet mungesa e dukshme e çështjes së Kosovës në këtë fushatë zgjedhore.

Ai poashtu vë në dukje se kjo nuk duhet të jetë shumë e çuditshme, pasi sipas tij,  Kosova nuk ka qenë temë e rëndësishme edhe në dy fushatat e mëparshme, përcjellë Klan Kosova.

Burazer, potencon se është i shqetësuar me partitë e  djathta serbe.

“Është interesante se kundërshtimi për integrimin në BE dhe NATO, si dhe protesta kundër vendimeve të Hagës, e kanë lënë nën hije pothuajse tërësisht Kosovën si një çështje me rëndësi.”

Ndërkaq, Alexander Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizim, deklaroi se çështja e Kosovës është e përfaqësuar vetëm nga të ashtuquajturat “parti patriotike”, të cilët e akuzojnë Qeverinë e Aleksandarr Vuçiqit për tradhti të interesave serbe, por ai thotë se Kosova  nuk po përmendet madje as në billborda e debare parazgjedhore.

Sipas tij, në këtë fushatë, temat kryesore janë integrimi në BE, ose alternativa “e Brukselit apo Rusia”, si dhe çështja nëse qytetarët nesër do të kenë bukë dhe punë, ndërsa Kosovën e kanë lënë nën hije të thellë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button