Shkariq: Me qëllim që t’ia shtojë kompetencat për amnisti presidentit, Gjykata Kushtetuese ia ka humbur

Në një intervistë në “Radio Ilinden” me profesorin e të drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq, ai ka shpjeguar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku sipas tij, presidentit të shtetit me qëllim që t’ia shtojnët kompetencat për të amnistuar persona për çfarëdo vepër penale, sipas tij, në mënyrë shkencore dhe teorike Gjykata Kushtetuese atij ia kanë humbur, njofton Portalb.

“Gabimi është se Gjykata Kushtetuese ka menduar se me heqjen e ligjit për amnisti të 2009-ntës të gjitha dispozitat e hequra të ligjit nga 1993 do të mbijetojnë. Megjithatë, në mënyrë teorike dhe shkencore ajo nuk është e mundur sepse menjëherë pas shfuqizimit të dispozitës ajo vdes përgjithmonë. Atë mund ta ngjallë vetëm Kuvendi nëpërmjet ligjit të ri. Këtu Gjykata Kushtetuese ka gabuar dhe nuk ka arritur, jo vetëm që të t’i lë hapësirë kryetarit të shtetit të kryejë amnistimin, por plotësisht e bllokon procedurën e tij për amnistimin e çfarëdo vepre penale sepse nga ai ligj i vitit 1993 nga 17 nena, 10 nena janë modifikuar, ndërkaq një është fshirë. Ato 6 nena që janë në fuqi, janë të papërshtatshëm për inicimin e procedurës për amnisti për çfarëdo vepër penale. Ato 6-7 dispozita që kanë ngelur në fuqi ka edhe një dispozitë, ai është neni 3, i cili parasheh që kur është në pyetje amnistia, procedura për amnisti të bëhet jashtë zyre, në suaza të detyrës zyrtare, ndërkaq listën mund ta hapë vetëm ministri i Drejtësisë. Kjo do të thotë që pa ministrin e Drejtësisë, shtetin nuk mund asgjë të bëj. Ajo është barriera e dytë dhe në këtë mënyrë, presidenti në fakt, ngelë pa kurrfarë kompetenca në sferën e amnistimit. Kështu që Gjykata Kushtetuese me vendimin e tyre kanë arritur efekt të kundër”, ka shpjeguar profesori Shkariq, transmeton Portalb.

24 shkurt të këtij viti, 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti, gjegjësisht me ndryshimet në këtë ligj, kryetarit të shtetit do t’i rriten ingerencat, madje deri në atë shkallë saqë do të ketë mundësi që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore dhe pedofili, ndërkaq më 16 mars 2016, Gjykata Kushtetuese e ka votuar po të njejtin ligj.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti kanë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Kundër këtij vendimi, mijëraqytetarë nën organizimin e platformës për politikë qytetare “Hajde”, kanë protestuar disa ditë përpara Gjykatës Kushtetuese.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati. /Portalb

Për më shumë dëgjojeni audio inçizimin e mëposhtëm:

LEXO: Shkup, natë e trazuar protestash (FOTO+VIDEO)

LEXO: BE: Gjykata Kushtetuese i pengon përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protesta: Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese (FOTO/VIDEO)

LEXO:Protestuesit hedhin letra tualeti para Gjykatës Kushtetuese (VIDEO/FOTO)

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Edhe sonte protesta para Gjykatës Kushtetuese të Shkupit (FOTO)

LEXO: Maqedoni, Gjykata Kushtetuese bën bujë, është shndërruar në instrument partiak

LEXO: 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button