Policia e përgënjeshtron: Mustafa nuk u qëllua me mollë

Policia e Kosovës në regjionin e Pejës e ka mohuar faktin se kryeministri Isa Mustafa është gjuajtur më mollë sot gjatë vizitës që ka bërë në Rrafsh të Dukagjinit.

Zëdhënësi i Policisë, Xehavt Ibraj ka thënë për Express se nuk ka pasur sulm ndaj Mustafës.

Sipas tij dy qytetarë vetëm kanë prishur rendin publik me disa britma.

 “Unë nuk ka informata që është sulmuar kryeministri. Ne kemi shoqëruar në Polici dy qytetarë të kësaj ane. Ata janë marrë në pyetje, pasi kanë prishur rendin publikë me disa britma që i kanë bërë në drejtim të kryeministrit”, ka thënë ai.

Ibraj ka treguar se pas komunikimit që kanë bërë më Prokurorin të dy qytetarët janë lënë të lirë.

“Ne i kemi marrë në pyetje këta dy qytetarë. Nuk mund të themi që kanë që të ndonjë subjekti politikë, po ashtu nuk mund te them se kanë qenë nga VV. Për ne janë vetëm qytetarë”, ka thënë Ibraj për Express.

Më herët është raportuar se Isa Mustafa është sulmuar me mollë nga një asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Zenel Maloku, i cili sipas Vetëvendosjes është arrestuar.

Këtë për Express e kanë konfirmuar edhe në VV.

“Po është gjuajtur me mollë kryeministri Mustafa”, kanë thënë në VV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button