Dema u zgjodh rektor i ri në UP, kundër-kandidat qe edhe Hamidi nga Kumanova

Marjan Dema u zgjodh rektor i ri në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, post që do ta marr nga dita e nesërme.

Marjan Dema profesor i matematikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Prishtinës. Në këtë post, Dema u zgjodh me shumicën e votave të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, njofton Evropaelire.org.

Në garë për këtë post kanë qenë: Xhevat Berisha, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike; Nuredin Mestani, profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Afrim Hamidi, profesor i asociuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Afrim Hamidi është nga Kumanova njofton Portalb./Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button