Bejli: Të gjitha materialet e përgjuara t’i dorëzohen PSP-së

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli e ka shfrytëzuar “Twiter” për t’i komentuar ndodhitë e fundit. Në disa postime në Twitter, Bejli ka porositur që të gjithë ata që i kanë bisedat e përgjuara t’ia dorëzojnë Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.

Ai gjithashtu shtoi se mënyra më e mirë për t’u parandaluar përgjimet është që të plotësohet ligji për privatësi sipas Konventës së Venedikut.

Në fund, Bejli shton se çdo privatësi që rrezikohet duhet të hetohet, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button