Artistët për të drejtat e njeriut

Artistët kanë fuqinë për të ndryshuar botën me veprat e tyre dhe paraqitjet e tyre në publik. Me vetë aktin e krijimit, artistët më burimisht e manifestojnë angazhimin e qartë për liri të shprehjes, një prej të drejtave themelore të njeriut. Si kurrë më parë, artistët sot përballen me detyrën për të ngritur zërin e tyre kundër padrejtësisë dhe destruksionit, shkruan OJQ CIVIL.

Artistët mund t’i dhurojnë njeriut vetëdijësim dhe njohuri për të drejtat dhe liritë e njeriut. Ata janë një reflektim i aftësisë së një shoqërie që çon drejt lirimit të saj dhe hapjes ndaj vlerave të civilizimit dhe idealeve më të larta për njerzillëk, drejtësi dhe barazi mes njerëzve. Me mesazhet e tyre dhe shfaqjet publike, artistët kanë fuqinë për t’i dhënë një cilësi të re, më të lartë jetës së një shoqërie.

Një shoqëri, në të cilën artistët i përkrahin të drejtat dhe liritë e njeriut, është medoemos kryengritëse dhe tregon më shumë rezistencë ndaj tendencave të prapambetura, kriminale dhe autokratike. Artistët janë pjesë e zëshmërisë shoqërore dhe vazhdimisht janë në kërkim për më shumë drejtësi, liri, barazi dhe demokraci për të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga prejardhja e tyre, përkatësia apo statusi social.

Kjo është një përgjegjësi e madhe.

Mosshfrytëzimi i pozicionit për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri, heshtja para padrejtësisë dhe dhunës, kolaboracionizmi me veprimet despotike të qendrave politike dhe financiare të fuqisë, i bën artistët bashkëpunëtorë në qeverisjen kriminale dhe autokratike në një vend.

Artistët në Republikën e Maqedonisë janë të thirrur, më shumë se kurrë më parë, për të ngritur zërin e tyre në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, e kundër sundimit autokratik, i cili solli mjerim dhe degradim të vlerave të civilizimit, dhunë strukturore, vjedhje zgjedhore dhe sundim jolegjitim të një rrethi të ngushtë të të fuqishmëve që kanë robëruar shoqërinë dhe shtetin.

“Shkupi 2014” është vetëm një ilustrim i një pushteti të dhunshëm, vulgar dhe të pamend. Qindra miliona euro të taksapaguesve të Republikës së Maqedonisë janë abuzuar në mrrëveshje jotransparente që kanë stërkequr fytyrën e kryeqytetit dhe që kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme për të gjithë shoqërinë. Ai u bë një simbol për një pushtet arrogant dhe të dhunshëm. Porositësit dhe krijuesit e shndërruan kryeqytetin në një groteske, një fotografi tallëse për atë se çfarë çmendurish mund të bëjë një pushtet autoritar në bashkëveprim me të dëgjueshmit mes artistëve.

Dhe kjo nuk ka ndaluar me këtë.

Kultura, arsimi dhe mediat janë kthyer në karikatura, përmes të cilave qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë mbahen në terr ​​dhe përulësi. Në vend të lirisë, demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut, pushteti, nëpërmjet politikave dhe praktikave të tij në kulturë, arsim dhe media promovon nacionalizëm, diskriminim dhe shund. Shumë artistë kanë qenë bashkëpunëtorë të përulur dhe të dëgjueshëm në procesin e dehumanizimit dhe shkatërrimit.

Artistët kanë fuqi për t’i dhënë fund kësaj çmendurie, vetëm nëse perceptojnë fuqinë e tyre të vërtetë dhe me të vërtetë marrin përsipër rolin që e kanë në shoqëri. Me mesazhet e tyre të mbështetjes dhe avokimit të të drejtave të njeriut, me solidaritet dhe inkurajim të debatit, artistët e përmbushin rolin e tyre shoqëror dhe marrin përgjegjësi për zhvillimin e kulturës, arsimit dhe medias në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button