Histori rrënqethëse/ Lufta me kancerin e kësaj nëne me dy vajza të mitura

Jeta është treguar e ashpër me të. Veç problemeve familjarëre, 36 vjeçarja Ina Balla i duhet të përballet edhe me një sfidë të madhe. Me luftën përballë kancerit të gjirit.

“Unë vuaj nga kanceri në gjoks. Më thanë që duhet hequr gjoksi urgjent sepse është kancer femëror dhe nga momenti në moment mund të bëhesh më keq. U detyrova bëra ndërhyrjen e dytë ndërsa tani jam në terapinë e katërt”-thotë ajo.

Ina rrëfen se i ka ndjekur kurat, por për shkak të problemeve kryesisht ekonomike në të shumtën e rasteve këto kura nuk I ka bërë në kohën e duhur. Dhe kjo për një fakt shumë të rëndësishëm. Nuk kishte mundësi financiare.

“Bëra të tretën normale ndërsa në të katërtën mu hapën probleme, më preku mëlçinë. Si përballoj dot se me 35 mijë lekë të vjetra asistencë jam. Vazhdova me këtë punën e terapisë me ndërprerje deri domethënë e kisha me 15 Dhjetor arrita deri me datën 22 Mars. Me 22 Mars unë bëra terapinë e katërt. Sot bëj tetë ditë që unë bëj terapinë e katërt”, rrëfen gruaja.

Edhe sot ajo ndodhet përballë të njëjtit hall. Nuk ka mundësi të bëjë analizën përcaktuese për sëmundjen që po i merr jetën.

Më thanë tani që të bëj një analizë tjetër te privati që kushton 250 euro që të shoh ku kam arritur si jam si s jam. S kam mundësi ti bëj, të mbaj fëmijët apo ti përgjigjem vetes me ilaçe. Terapinë e rradhës e kam me datën 13 tani më tha ajo mi kalo shpejt e shpejt ngaqë kisha bërë ndërprerjen.

Lufta me kancerin për të nuk është asgjë, përballë imazhit të dy vajzave të përlotura, që çdo ditë u thyhet shpirti teksa shohin nënë të lëngojë në shtrat.

“Jam shumë e lodhur me jetën me hallet me problemet me çdo gjë, dua vetëm vajzat të kenë jetë ti rris i kam të vogla. Kërkoj ndihmë nga spitalet, bizneset kushdo qofshin kushdo të më ndihmojë me sa të mundet sado pak”, shprehet Balla. /Marrë nga Shqiptarja.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button