Vazhdon lufta kundër DAESH-it brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë

Në kuadër të operacioneve të zhvilluara kundër organizatës terroriste DAESH brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë janë neutralizuar një numër i madh i shënjestrave dhe janë arrestuar shumë anëtarë të organizatës. Gjatë operacioneve në tre muajt e fundit janë shoqëruar 693 persona, ndërsa janë arrestuar 160 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të përpiluara nga gazetari i AA-së, në punimet të kryera nga ana e policisë, xhandarmërisë dhe trupat kufitare në tre muajt e fundit në mbarë Turqinë, janë shoqëruar një numër i madh i anëtarëve të DAESH-it, ndërsa gjithashtu janë konfiskuar dokumente, armë dhe municion të organizatës.

Në dy muajt e parë të këtij viti, 98 nga 554 të dyshuar të arrestuar gjatë operacioneve, janë dërguar në burg.

Aktivitetet kundër organizatës terroriste DAESH vazhduan edhe në muajin mars.

Në operacionet e ndërmarra në qytete të ndryshme të Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH në muajin mars janë shoqëruar 139 persona. Nga këta të dyshuar të cilët janë referuar në gjykatë 62 janë arrestuar.

Në qytetin juglindor të Turqisë, Kahramanmaras më 2 mars gjatë kërkimeve në tre pika të ndryshme janë arrestuar 16 persona, ndër të cilët 12 ishin të huaj të cilët ishin vlerësuar si anëtarë të DAESH-it.

Forcat e Armatosura Turke (TSK) me anë të njësive të saj të përqendruara në linjën kufitare në Kilis, më 12 mars filloi goditjen e shënjestrave të organizatës terroriste në Azez.

– Operacione ndërkufitare kundër DAESH-it

Organizata terroriste DAESH më 11 qershor 2014 organizoi një bastisje të armatosur në konsullatën e përgjithshme të Turqisë në Mosul. Në konsullatën e cila po mbrohej nga ana e policëve special ishin marrë peng 49 persona bashkë me konsullin e përgjithshëm të Mosul-it, Ozturk Yilmaz.

Kryeminstri turk Ahmet Davutoglu, më 20 shtator njoftoi se punonjësit e konsullatës janë liruar dhe se kah mëngjesi kanë hyrë në kufirin e Turqisë. Sipas informacioneve të dhëna nga Davutoglu, pengjet të cilët ishin shpëtuar deri sa të hynë në territorin turk kanë ndryshuar 7-8 herë vendin e tyre dhe për shkak të kushteve në rajon janë detyruar të vijnë nga Siria.

Procesi i shpëtimit të pengjeve ishte kryer nga Departamenti  i Operacioneve të Jashtme të Organizatës Kombëtare turke të Intelegjencës. Nuk ishte paguar kompensim, e as nuk u pranua asnjë kusht për lirimin e tyre.

– U goditën edhe DAESH-i dhe PKK-ja

Më 23 korrik të vitit 2015, nga rajoni i kontrolluar nga organizata terroriste DAESH në Siri u hap zjarr kundër ushtarëve turq. Si pasojë e zjarrit përgjegjës të hapur nga ana forcave të sigurisë filloi përleshje. Në përleshjen humbi jetën një nënoficer, u plagosën 2 rreshter specialist, ndërsa terroristi anëtar i DAESH-it ishte vrarë.

Pas këtij rasti u mbajt një mbledhje sigurie në krye me kryeministrin Davutoglu më 23 korrik, ku u diskutua për sulmin e DAESH-it dhe u vendosën masat e sigurisë. Pasi u vendos që të organizohet një operacion ajror kundër DAESH-it, TSK me aftësi dhe mundësi kombëtare me anë të 3 avionëve F-16 goditën 3 shënjestra.

Ndërsa operacioni i dytë ajror u krye kundrej shënjestrave të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut. Njëkohësisht u goditën edhe shënjestrat e organizatës terroriste DAESH në veri të Sirisë dhe shënjestrat e organizatës terroriste PKK në veri të Irakut nga ana e Komandës së Forcave Tokësore.

Në të njëjtën ditë me operacionin ndërkufitar, në 16 qytete të ndryshme të Turqisë u zhvillua operacion kundër elementeve të DAESH-it, PKK-së, DHKP-C me pjesëmarrjen e mijëra policëve. Në operacione u arrestuan 297 persona.

Më 16 dhjetor të vitit 2015 në rajonin Bashika të Mosulit, në bazën e trajnimit ku ndodhen edhe ushtarët turq, u gjuajt mortaja nga rajoni i kontrolluar nga organizata terroriste të DAESH. Gjatë zjarrit të parë u plagosën 4 ushtarë.

– Operacioni Shah Firat

Më 22 shkurt të këtij viti, TSK e zhvilloi operacionin Shah Firat ku 28 pjesëtarë të personelit të cilët ndodheshin në Tyrben e Sulejman Shah-ut u dërguan në Turqi dhe eshtrat e Sulejman Shahut, dy rojet e tij dhe veshjet tjera u zhvendosën në fshatin Eshme të Sirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button