Gjermani, në trena vendosen nga dy departamente vetëm për gra

Trenat e relacionit Leipzig – Chemnitz, në Gjermani, në mënyrë speciale do të ndahen në dy departamente në gra dhe fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Hekurudhës rajonale të Gjermanisë së mesme (Mitteldeutsche Regiobahn/MRB) dy departamentet do të ndahen për gratë që udhëtojnë vetë, si dhe ato që udhëtojnë me fëmijë.

Në njoftim thuhet se kjo është bërë me qëllim që gratë në tren të ndjehen të sigurta dhe në mënyrë të planifikuar janë zgjedhur dy pjesë afër lokomotivës dhe pjesa në të cilën gjendet konduktori.

Në trenat e Hekurudhës së Gjermanisë (HGJ), në të cilën gjenden vendepushimi dhe vende për fjetje, ekzistojnë edhe reparte të veçanta për gra.

Për shumë vite, vende të tilla si Japonia, India, Meksika, Brazili, Egjipti dhe Indonezia në trenat e tyre kanë departamente të tilla. Para më shumë se një dekade Hekurudhat e Zvicrës kishin një koncept të ngjashëm për arsye sigurie, por për shkak se nuk kishte nevojë për to, është ndërmarrë koncept tjetër i sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button