Merr fund pengmarrja e avionit egjiptian, arrestohet rrëmbyesi

Njoftohet se është ndaluar rrëmbyesi i avionit të pasagjerëve të kompanisë ajrore egjiptiane i cili ka ateruar në aeroportin Larnaka në Qipron Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e Qipros Jugore greke njoftuan se janë lënë të lirë edhe pasagjerët e fundit që ndodheshin në avionin e i cili ishte rrëmbyer pasi ishte ngritur në fluturim nga Aleksandria për në Kajro.

Mediat lokale transmetuan pamjet ku 6 pasagjerët e fundit kanë zbritur me vrap nga shkallët e avionit pas një pritjeje prej rreth 5 orësh si dhe është vërejtur se një person është hedhur nga dritarja e kabinës së pilotit.

Në një deklaratë në llogarinë e Twiterit të kompanisë ajrore egjiptiane theksohet se rrëmbyesi është arrestuar.

Ndër të tjera theksohet që emri i personit që rrëmbeu avionin është përcaktuar si Sejfeddin Mustafa, ku më parë Ministria e Aviacionit Civil të Egjiptit kishte deklaruar se emri i tij ishte Ibrahim Semaha.

Avioni i kompanisë ajrore egjiptiane u mor peng me 81 pasagjerët pak kohë pasi ai ishte ngritur nga Aleksandria dhe ateroi në aeroportin Larnaka të Qipros Jugore.

Ndërsa lideri i Qipros Greke Nikos Anastasiadis tha se rrëmbimi i avionit egjiptian nuk ishte akt terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button