Grimi i pakët

Edhe pse ngjyrat janë shumë në modë këtë sezon, grimi nude është ende i vlefshëm. Çdo sezon, ai rikthehet dhe nuk del nga moda.

Një grim me ngjyrat e tokës do t’ju japë një pamje të sofistikuar. Për të fiksuar makijazhin, theksuar trajtat e fytyrës dhe pamjen tuaj dhe ngjyrën e bronztë, përdorni një pudër mat.
Vetullat e trasha, qepallat e syve me shkëlqim dhe një shikim shik janë tendencat e fundit të vjeshtë-dimrit 2013-2014.

Risia e fundit janë qepallat e syve me shkëlqim. Jepini lamtumirën ngjyrave mat dhe mirëseardhjen ngjyrave fluide, të lehta dhe me shkëlqim, këshillon Living. Tonet e syve çdo sezon janë objekti i dëshiruar nga femrat anembanë botës.

E kaltra ka qenë ngjyra më “in” e kësaj vere. Por fakti që jemi në fundvjeshtë, nuk është arsye për t’i thënë lamtumirë kësaj ngjyre. Sytë e lyer me ngjyrë që të kujtojnë detin dhe rërën./Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button