Shaqiri: Prania e shtuar e policisë në Likovë, shqetëson qytetarët

Ish deputeti i Kuvendit të Maqedonisë,  Hysni Shaqiri theksoi se prania e shtuar policore në vendbanimet e komunës së Likovës dhe vendbanimet e tjera në vijën kufitare në veri të vendit rrit shqetësimet te qytetarët, por siç shtoiai, në emisionin “10 minuta” në TV21, ka edhe tendenca për inskenime të skenarëve të ndryshëm.

“Çdoherë kërkohet tensionimi i asaj pjese, duke provokuar një incident që shqiptarët i nxjerrin nga aspekti konstruktiv që kanë duke i futur në një kurth që nuk është interes i tyre. Në këtë drejtim po punon pushteti aktual për të mbuluar gabimet,  aferat korruptive , korrupsionin dhe të insistojnë që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor, sepse çdo shtyrje e zgjedhjeve do të jetë në dëm të partive në pushtet”, tha Shaqiri.

Ai tha se puna e prokurorisë speciale është një mision i rëndësishëm për të çrrënjosur njëherë e përgjithmonë krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend.

“Prokuroria Speciale ka marrë një detyrë të rëndësishme që do të jetë në funksion të procesimit të të gjitha lëndëve, por obstruksionet janë shumë të mëdha nga partitë politike. Kam besimin se BE dhe SHBA duke mbështetur këtë institucion, më në fund do të ketë rezultate”, tha ai.

Shaqiri ka theksuar se vazhdon të qëndrojë pas opsionit të tij të shpalosur politik dikur më parë për federalizimin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button