Holandë: Protestë kundër sulmeve terroriste

Në qytetin Rotterdam të Holandës është mbajtur një protestë kundër sulmeve terroriste të ndodhura kryesisht në Turqi dhe në vende të tjera.

Në protestën e mbajtur në sheshin e qytetit të Rotterdamit me iniciativën e Shoqatës së Vullnetarëve Turq të Holandës krahas përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile turke dhe marokene morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Ebutalip dhe deputeti i Partisë Denk,Tunahan Kuzu, raporton aa.

Pjesëmarrësit në protestë krahas flamujve turk, maroken dhe holandez kanë mbajtur në duar edhe pankarta kundër terrorizmit. Ata duke vënë në dukje se terrorizmi kërcënon të gjithë njerëzimin, kanë dënuar sulmet e ndodhura kohët e fundit në Ankara, Stamboll dhe Bruksel si dhe kanë shprehur mesazhe solidarizuese në përkujtim të personave që kanë humbur jetën në këto sulme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button