Shpërthen vullkani pranë Meksikës (VIDEO)

Vullkani “Popocatepetl” në Meksikë është aktivizuar në mëngjes, duke përhapur hi në lartësinë e 2 mijë metrave, gaz dhe hi në qendër të Meksikës.

Shpërthimi ndodhi në orën 9.30 të mëngjesit.

Zyrtarët vendas i kanë bërë thirrje banorëve të mos alarmohen por thjesht të vendosin maska në fytyrë, për të shmangur kontaktin me ajrin e pistë. Rreth kraterit të vullkanit u vendos një unazë sigurie në një perimetër prej 12 km, duke mbyllur çdo rrugë kalimi drejt tij.

Shpërthimi më i madh e më i fuqishëm i vullkanit “Popocatepetl” ka ndodhur ën vitin 2000, kur më shumë se 40 mijë banorëve iu desh të evakuohen.

Meksika ka rreth 3 mijë vullkane por vetëm 14prej tyre konsiderohen aktivë. Vullkani “Popocatepetl” lokalizohet 70 km në juglindje të Mexico City.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button