VMRO: Akuzat e PSP-së, konstruksione politike

Pas konferencës për media të Prokurorisë Speciale mbërriti reagimi i VMRO DOMNE-së. Nga partia e Gruevskit theksuan se akuzat e Janevës përbëjnë konstruksion politik dhe se ato përmbajnë gjithçka tjetër pos respektimit të ligjit, njofton Alsat M.

Nga VMRO gjithashtu akuzuan LSDM-në se në mungesë të programit zgjedhor rrugëdaljen e kërkojnë përmes Katica Janevës duke njollosur njerëz nga kreu i partisë së tyrej. Ata thonë se presin që LSDM edhe më tej të vazhdojë me politikat destruktive, manipulime dhe prodhim të krizave. Nga partia e Gruevskit thonë se ata do të vazhdojnë me punën e përgjegjshme dhe llogaridhënëse në favor të qytetarëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button