Avokati i Popullit: Qeveria nuk respekton rekomandimet tona

Avokati i popullit, Ixhet Memeti sot ka publikuar Raportin për gjendjen me liritë dhe të drejtat e njeriut, të cilin e ka dërguar edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në Raport janë konstatuar një numër i madh i cenimeve individuale dhe grupore, si dukuri të shkeljeve masive të të drejtave dhe lirive të njeriut, raporton Portalb

Memeti ka shpalosur detaje nga raporti vjetor i këtij institucioni.

“Ndjekja e paligjshme e komunikimeve, brutaliteti policor gjatë kryerjes së punëve policore, kriza e refugjatëve, sistemi i keq i burgjeve, presionet mbi nxënësit e shkollave të mesme, arkëtimi i paligjshëm i taksës radiodifuzive dhe shfuqizimi retroaktiv i të drejtave të mbrojtjes sociale ishin vetëm një pjesë e shkeljeve për të cilat Avokati reagonte me shqetësim”, tha Memeti.

Ai njoftoi se Avokati i Popullit ka vepruar në 5336 raste prej të cilave u pranuan 4403 parashtresa, ndërsa janë realizuar 8500 biseda me qytetarë të vendit dhe të huaj për probleme të ndryshme të cilëve u është ofruar këshillë juridike.

Ai ka konstatuar se vendimet gjyqësore merren në mënyrë arbitrare, nën presion, ndërsa në raste të caktuara edhe nga gjyqtarë joprofesionistë.

Memeti rekomandoi reforma urgjente në sistemin e përgjithshëm policor, veçanërisht në sistemin e kontrollit të tyre. Megjithatë, siç tha ai, në vend të respektimit të rekomandimeve tona, Qeveria parapëlqen që gjendjen e njëjta t’i konstatojnë edhe organizatat ndërkombëtare./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button