Jennifer Lopez, pse kanë marrë fund tre martesat e mia

Jennifer Lopez ka pasur shumë lidhje dhe për këtë ka qenë gjithmonë e përmendur në faqet e revistave rozë. Së fundmi, në një intervistë të dhënë për People Magazine, ajo ka folur për Ben Affleck dhe Marc Anthony, ish bashkëshortin e saj me të cilin ka dy fëmijë.

Aktorja dhe këngëtarja 46 vjeçare ka shprehur se ndarja me Ben Affleck ka qenë e tmerrshme për të. “Mendoj se ishte kohë tjetër dhe mendime të tjera. Kush e di çfarë mund të kishte ndodhur? Por, ajo ishte një dashuri e sinqertë,” ka thënë Lopez.

Ndërsa, përsa i përket dështimit të martesës së saj të tretë me këngëtarin Marc Anthony, ajo tregon: “Të dy kishim menduar se do të qëndronim bashkë deri sa të vdisnim. Unë isha martuar dy herë të tjera më parë dhe nuk doja që edhe kjo martesë të ishte një dështim.”

Por këngëtarja ka treguar se pas ndarjes me këngëtarin Marc Anthony është ndjerë më e fuqishme dhe e pavarur si femër dhe se ndarja e tyre ishte gjëja e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button