Fotografi reale për ferrin e quajtur Idomeni

 [Recension: Ferri tani quhet Idomeni]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është gjithëpërfshirës dhe përmbajtësor, ai realisht e tregon gjendjen me emigrantët në kampin grek Idomeni. Nëpërmjet një stili të bukur narativ, , artikulli në mënyrë ilustruese e sqaron vuajtjen e refugjatëve dhe të publikut lexues dhe i afron problemet me të cilat ballafaqohen emigrantët për çdo ditë në kamp. Маteriali është i mbështetur me fotografi adekuate që e përforcojnë përshtypjen e këtij tregimi.

idomeniLinku deri te artikulli origjinal: Ferri tani quhet Idomeni

Data dhe koha e publikimit: 15.03.2016

Data e recensionit: 24.03.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

GJENDJA FAKTIKE

Në reportazh i kushtohet vëmendje numrit të emigrantëve dhe njëkohësisht theksohet munges e infrastrukturës, e cila do t’u përgjigjet nevojat të tyre të përditshme për qëndrim të njerëzishëm. Që madhësia e problemit të bëhet më e afërt, bëhet karahsim me qytetin e Gjevgjelisë, i cili ka numër të njëjtë të banorëve me numrin e emigrantëve në kamp, me atë dallim që këta njerëz nuk i kanë kushtet e njëjta për jetë. Thuhet se përgjegjësia qëndron te organet kompetente, mirëpo përmenden edhe organizatat joqeveritare dhe humanitare, të cilat e japin kontributin e tyre në tejkalimin e situatës.

“Kampi tashmë është një qytet i vogël me po aq banorë sa ka edhe Gjevgjelia nga ana tjetër e rrethojës mbrojtëse. Мirëpo, dallimi është i madh. Këtu nuk ka rrugë, nuk ka infrastrukturë, pothuajse nuk ka asgjë. Sundon kaos i plotë, të cilin autoritetet greke, UNHCR-ja dhe dhjetëra organizata humanitare dhe joqeveritare përpiqen ta rregullojnë.”

Artikulli e tregon tregimin e pikëllueshëm të njerëzve nga kampi në Idomeni të cilëve kushtet e këqija të motit gjatë periudhës së kaluar, në mënyrë plotësuese ua kanë vështirësuar jetën. Artikulli e paraqet fotografinë e kampit pas shirave të rrëmbyeshëm në Greqinë Veriore (13 mars 2016), kur tendat e emigrantëve ishin krejtësisht të vërshuara.

“Në Idomeni je i pasur nëse ke tesha të thata, çizme prej gome, tendë në vend të mirë nën ndonjë strehë, në gurë ose çorape të trasha. Katër ditët me të reshura të shiut kampin e bënë një qull të madh prej balte, nëpër të cilin, në disa vende, mezi se kalohet.”

PROBLEMET DHE ZGJIDHJET

Në tekst, poashtu, theksohet edhe rasti me ndarjen e afisheve në mesin e emigrantëve, me të cilat refugjatëve në Idomeni u bëhej thirrje për kalim ilegal të kufirit greko-maqedonas. Për këtë rast, prokurorja e Gjykatës supreme të Greqisë, Еfterpi Kucamani, lëshoi urdhër deri te prokuroria e Selanikut që të fillojë hetim preliminar penal që të gjendet se kush qëndron prapa këtij aksioni, i cili konsiderohet si i organizuar mirë.

“Afishet me hartën, drejtimin e lëvizjes dhe gënjeshtrat se Maqedonia nuk e ka mbyllur kufirin dhe se mund të hyhet atje ku nuk ka rrethojë, më nuk janë. Askush nuk dëshiron të tregojë se kush i ka ndarë ato, ku janë shtypur. As autoritetet greke nuk pranojnë asnjë lloj përgjegjësie.”

Titulli i tekstit “Ferri tani quhet Idomeni”, e paralajmëron rrjedhën e tregimit, me ç’rast gjendja faktike në terren, mirëpo edhe dëshmit e refugjatëve e arsyetojnë këtë konstatim. Përveç që theksohen problemet, artikulli përpiqet t’i paraqesë edhe zgjidhjet e mundshme për atë se në ç’drejtim do të zhvillohet problemi me refugjatët, zgjidhja e të cilit, para së gjithash, varet nga vendimet e Brukselit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button