Sindikata e befasuar me sjelljen e ministrit Jashari

Sindikata e nëpunësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare, si organizatore e protestës së administratorëve gjyqësorë, kumtojnë se janë të befasuar nga deklarata e ministrit të Drejtësisë Adnan Jashari, në të cilën shprehet se ka pasur takime me sindikalistët, se është i informuar me kërkesat e tyre dhe se ka dërguar dokument në Qeveri, transmeton Portalb.

Nga aty thonë se ministri nuk po e flet të vërtetën dhe se po mundohet ta huton opinionin. “Nga ardhja e tij në ministri kemi pasur vetëm 4 takime, më shumë formale se sa thelbësore dhe rezultati i atyre takimeve ka qenë një hiç i madh”, thuhet në kumtesë.

Sindikata pyet ministrin pse për këtë dokument nuk e ka njoftuar sindikatën.

“Nëse nuk e publikon dokumentin të cilin thotë ministri se e ka dorëzuar në Qeveri atëherë më shumë do të na bindë se nuk është i interesuar për problemet e nëpunësve në administratën gjyqësore”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button