Ujku ia kafshoi dorën, kur 2 vjeçarja i zgjaste një biskotë

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës, kur një vajzë e vogël dy vjeçe është kafshuar nga ujku në Kopshtin Zoologjik në Tiranë.

Vajza ndodhej bashkë me babanë e saj për të parë nga afër ato pak kafshë që kanë mbetur. Ajo po i afronte kafshës një biskotë kur ai e sulmoi.

2-vjeçarja mori një gërvishtje të lehtë në dorë, ndërsa i ati e dërgoi në Urgjencë, ku thotë se i është dashur të blejë vaksinën vetë. Përveç tronditjes psikologjike, pas mjekimit vajza ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button