Francezët zbulojnë problemet e Shqipërisë: Goditini nga ajri

Barazimi 1-1 në Rennes, ku golit të Mërgim Mavrajt iu përgjigj Griezmann dhe fitorja historike në Elbasan Arena me golin e Ergys Kaçes kanë bërë që Franca ta cilësojë një kundërshtar të rrezikshëm Shqipërinë.

Pas rezultateve në miqësoret e Grupit I kualifikues, “gjelat” shfaqen tejet të vëmendshëm në studimin e Kombëtares së drejtuar nga Gianni De Biasi. Kjo ndodhi edhe në miqësoren e fituar 2-1 nga Austria, me gazetën “France Football”, që analizoi me detaje paraqitjen e kuqezinjve në Vjenë.

E përditshmja prestigjoze vlerësonte se Shqipëria ishte e shthurur, krejt ndryshe nga sa ishte paraqitur me Francën, nuk shkëlqeu në mbrojtje ashtu si nuk ndodhte prej kohësh, ndërsa këshilla për Didier Deschamp ishte që Kombëtarja duhet sulmuar nga ajri.

“Nuk e pamë për asnjë moment Shqipërinë që mundi Francën në verën e vitit 2015. Skuadra ishte e shthurur, e ndarë në disa pjesë dhe repartet nuk bashkëpunuan. Austria mund të bënte çfarë të donte në ajër, Deshamp duhet të marrë shembull nga strategjia e tyre”, citohej në analizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button