Griezmann: Ishte fitore e rëndësishme

Antoine Griezmann ka thënë se fitorja 3-2 ndaj Holandës ishte e rëndësishme, si hap përgatitor për Euro 2016.

Franca doli në epërsi 2-0 në pjesën e parë, por ishte një gol i vonë i Blaise Matuidi ai që ia siguroi fitoren.

Megjithëse, ishte ndeshje miqësore, Griezmann mendon se fitorja ishte e rëndësishme si hap drejt Europianit.

“Ishte fitore e rëndësishme për ne. E filluam mirë takimin, por bëmë dy gabime që nga kushtuan me dy gola”.

“Duhet të mësojmë nga këto gabime dhe të vazhdojmë rrugën. Duhet të përgatitemi në atë mënyrë që të fitojmë të gjitha ndeshje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button