Qeveria Britanike: Kosova e ekspozuar ndaj terrorizmit

Kosova është në grupin e vendeve me nivelin ngjyrë të kuqe, çka flet për një rrezik të fshehur, potencial. 4 është niveli më i lartë i kërcënimit, ndërkohë që vendi ynë mban indeksin 3.

Sipas hartës, Shqipëria dhe Serbia janë më pak të ekspozuara në rajon ndaj sulmeve terroristse, ndaj mbajnë indeksin 2. Kosova, Greqia, Maqedonia dhe Bosnja kanë ngjyrën e kuqë, ose ndryshe nivelin 3 të kërcënimit nga grupet militante.

Ndërsa nuanca më e errët e ngjyrës së kuqe paraqet vendet me kërcënimin më të lartë terrorist në botë. Në hartë, kjo ngjyrë dominon tek Franca, Gjermania, Spanja, Turqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Belgjika. Kjo shpjegon edhe sulmet e fundit të Brukselit që morën jetën e 31 personave.

Ministria e Jashtme britanike e konsideron rrezikun në këto vende si një kërcënim serioz dhe të pashmangshëm, ku shtetasve u sugjerohet të jenë vigjilent dhe të qëndrojnë larg vendeve të mbipopulluara, madje rekomandohet edhe shmangia e transportit publik për disa kohë.

Ndërsa përtej oqeanit, kërcënimi për Amerikën dhe Kanadanë ka indeksin 3, një shkallë më poshtë se shtetet kryesore të Europës dhe ato të Lindjes së Mesme.

KOSOVA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button