Vetura del nga rruga, tre viktima në rrugën Kavajë – Rrogozhinë

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në superstradën Kavajë-Rrogozhinë, duke shkaktuar vdekjen e 3 personave.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gosë. Në orën 08:16, pranë karburant “Mancaku”, mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin V.K., 27 vjeç, ka dalë jashtë rruge dhe ka rënë në një kanal me ujë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën shoferi dhe dy shtetas që udhëtonin në këtë mjet: M.K., 32 vjeçe dhe K.Ç., 22 vjeç, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shoferi i automjetit ka humbur kontrollin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button