Keqpërdoren 8 milion euro vetëm nga Komuna Qendër për “Shkupi 2014”

Gjetjet tronditëse nga Komisioni i Ekspertëve për projektin “Shkupi 2014”, do të ndikojnë në shumë ndodhi, ky është qëndrimi i kryetarit të Komunës Qendër Andrej Zhernovski, pas prezantimit të raportit të dytë të Komisionit të ekspertëve të angazhuar nga Komuna Qendër.

Nuk jemi të befasuar, por kjo i tejkalon parashikimet më të guximshme, tha Zhernovski, “dhe tani më është e qartë se pse e gjithë lufta, në zgjedhjet lokale u përqendrua në Komunën Qendër.”

“Projektin Shkupi 2014, qeveria e prezantoi si projekt më të madh, por do të del si afera më  madhe. Të dhënat janë tronditëse, të mos ishin procedurat e këtilla, komuna ka mundur të kursejë 8 milion euro. Kemi të bëjme me tenderë të kurdisura në mënyrë joligjore. Qeveria tha se bëhet fjalë për patriotizëm, por këtu nuk bëhet fjalë për ndërtim por për vjedhje”, tha Andrej Zhernovksi.

Zhernovski, theksoi se një firmë italiane, as që ka qenë e regjistruar si firmë për larjen e statujave.

Mbi 8 milion euro, Komuna Qendër ka paguar më shumë duke favorizuar firmat italiane për larjen e statujave nga projekti “Shkupi 2014”.

Nga ofertat për përpunimin e statujave në qendër të qytetit, sipas revizionit të  ekspertëve Sllagjana Taseva dhe Dragan Malinovski, duket se edhe pse gjithmonë me çmime më të larta, tenderin për ndërtimin e statujave e ka marrë fonderia  “F Marineli” dhe “PietroBazzanti&F” edhe pse nuk kanë dhënë garanci bankare që është një ndër kushtet për të marrë pjesë në tenderim.

Sipas ekspertëve, autorët nuk kanë pasur kujt t’i japin llogari për punën e bërë, përkundër faktit se në llogaritë e tyre janë derdhur paratë për shërbimin.

Revizioni ka zbuluar gjithashtu se fonderia italiane “Ferdinano Marineli”, ka fituar tenderat për derdhjen në bronz të përmendoreve, ndonëse në Itali nuk janë regjistruar për kryerjen e kësaj veprimtarie. 

Fonderia italiane ka fituar tenderat me një çmim 2.5 herë më të lartë, se çmimi i dhënë në tender. 

Të gjitha këto dyshime çojnë në konkluzionin e ekspertëve se buxheti i Komunës Qendër është dëmtuar me 8 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button