Procesi i zgjedhjeve: Gazetarët kërkojnë që OJQ të jenë më të hapura

Përfaqësues të organizatave qytetare dhe mediave në një takim joformal kanë diskutuar për çështjen e zgjedhjeve, monitorimin dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren për vëzhgimin e zgjedhjeve, raporton Portalb.mk.

Nga MOST kanë njoftuar se kanë filluar me procesin e vëzhgimit të kushteve për zgjedhje nga muaji dhjetor i vitit të kaluar. “Kemi zyra rajonale në 18 komuna, vëzhgues në çdo komunë… deri më tani kemi publikuar Raportin e parë, ndërkaq Raportin e radhës e publikojmë javën e ardhshme”, nënvizoi Rosana Aleksoska nga MOST.

Gazetarët kanë kërkuar nja OJQ që ndjekin drejtpërsëdrejti procesin e zgjedhjeve të jenë më fleksibil dhe të jenë më të kapshëm për gazetarët për shkak relevancës së informacioneve që i posedojnë.

Edhe organizatat tjera si Komiteti i Helsinkit dhe Transparency International kanë shprehur gatishmërinë për të qenë më të hapur me opinioni he gazetarët. Gjithë kjo në dobi të procesit zgjedhor dhe transparencës para publikut./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button