Sulmet në Aeroportin e Brukselit, ja skena në 3D (Video)

Ekspertët kanë rindërtuar në 3D skenën e ngjarjes në aeroportin e Zaventemit në Bruksel.

Siç shihet në video autorët mbërrijnë me një taksi në aeroport dhe më pas ecin me disa valixhe në drejtim të hollit, pranë zonës së nisjes së pasagjerëve.

Më pas ata shpërndahen, për të mbuluar një zonë më të madhe. Ibrahim Bakraoui është i pari që vetëhidhet në erë, në orën 07:58.

Pas sekonda më vonë është Najim Laachraoui që aktivizon jelekun e tij me eksploziv.

Ndërsa personi i tretë lë bagazhin e tij dhe largohet pak përpara shpërthimit të bombës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button