Katica nuk paska pasur dëshmi, e ku janë dëshmitë në tekst?

 [Recension: Katica Janeva e pranoi se nuk ka dëshmi]

Ky tekst është shembull klasik për atë se si nuk duhet të duket një artikull gazetaresk. Në fakt, përmbajtja është përplot komente dhe me kualifikime fare të pambështetura. Artikulli është i motivuar politikisht dhe më tepër i ngjan komunikatës partiake.

Катица Јанева призна дека нема докази Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva e pranoi se nuk ka dëshmi

Data dhe koha e publikimit: 23.03.2016, 11:37

Data e recensionit: 24.03.2016

Recensuesе: Аna Anastasovska

DEKLARATË E PADUKSHME SKANDALOZE

Që në fillim të tekstit, ajo që është shkruar në qëndron.

“Deklarata skandaloze me mospranimin e Kuvendit, që praktikisht do të thotë edhe mospranim i popullit, për shkak se është organ përfaqësues i qytetarëve, nuk ishte skandali i vetëm i prokurores speciale publike, Katica Janeva dje duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë pjesëmarrjes në konferencën “Luftë efikase kundër korrupsionit të lartë: çështje e personit apo e sistemit”.”

Ajo që është e paqartë në këtë pjesë të artikullit është ajo se cila është ajo deklaratë skandaloze e Janevës me të cilën ajo nuk e ka pranuar Kuvendin. Deklarata nuk është transmetuar në mënyrë integralle që të mundet lexuesi të bindet në atë që e pohon teksti. Dhe kush thotë se deklarata skandaloze? Detyrë e gazetarit nuk është të gjykojë dhe të vlerësojë, por të transmetojë informata.

PRANIM OSE MANIPULIM?

Më poshtë në tekst theksohet se prokurorja speciale është kapur në gënjeshtër, gjegjësisht e ka pranuar se nuk ka dëshmi për krim zgjedhor.

“Në pyetjen e gazetarëve se si e komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit për falje, Janeva tha se dëshmitë me të cilat disponon PSP-ja në 80 për qind e kanë dëshmuar akuzën me të cilën e kanë ndërmend të paraqiten. Me këtë Janeva praktikisht e pranoi se nuk ka dëshmi.”

Në çfarë mënyre e ka pranuar Janeva se nuk ka dëshmi, në këtë përmbajtje mediatike është sqaruar në këtë mënyrë:

“Deklarata e këtillë e Janevës është skandaloze vetëvetiu, për shkak se prokurorja speciale me atë që liciton me numra vetë e pranon se nuk ka dëshmi, për shkak se që të ngrejë akuzë nevojiten dëshmi 100%, gjegjësisht gjithçka tjetër është jashtë sistemit juridik.”  

Përsëri kemi shembull që mundohet ta bindë dhe ta orientojë lexuesin për diçka për të cilën nuk ka fakte të qëndrueshme. Ku shkruan, gjegjësisht në cilin ligj thuhet se “që të ngritet padi nevojiten dëshmi 100 për qind”? Kush e thotë këtë, ndonjë jurist apo ndonjë  njohës i materies. Kjo nuk është theksuar në tekst. Ka akuza, mirëpo pa asnjë bazë, që hedh dyshim mbi vërtetësinë e asaj që është shkruar.

Shihet se artikulli është i motivuar politikisht, në të nuk ka asnjë argument, por vetëm bindje dhe manipulime. Kështu siç është shkruar dhe është plasuar, më tepër i ngjan një publikimi të përgatitur me urdhër partiak, se sa produktit gazetaresk.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button